Temperatura të larta dhe reshje, si parashikohet moti për sot

Temperatura të larta dhe reshje, si parashikohet moti për sot

436
0

Ditën e sotme moti pritet të jetë i qendrueshëm. Ndërsa sipas raportimit të IGJEUM në disa zona priten edhe reshje shiu.

 

Temperaturat maksinale në vendet e ulëta do të shkojnë gjatë ditës deri në 32 gradë.

 

Parashikimi:

 

RESHJET

 

Sot në përgjithësi, priten reshje të dobëta, kryesisht të karakterit lokal (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

 

Ekziston mundësia që në zona shumë të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre, gjatë pasditeve.

 

TEMPERATURAT

 

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

 

në bregdet: 19 / 29 °C

 

në vendet e ulëta: 18 / 32 °C

 

në vendet malore: 12 / 28 °C

 

ERA

 

Sot era do të vijojë të fryjë e lehtë deri mesatare.