Temperatura deri në -7°C, mësoni si do jetë moti sot

Temperatura deri në -7°C, mësoni si do jetë moti sot

366
0

Sistemi ftontal i cili kaloi në vend po përfundon aktivitetin e vet duke i lënë vendin masave masave ajrore të ftohta e të qëndrueshme.

Si rrjedhojë, ditën e mërkurë (sot) parashikohet mot i kthjellët me përjashtim të zonave malore ku vranësirat do të jenë të pakëta deri mesatare. Prej mesnatës e deri afër mëngjesit do ketë borë lokale e të dobët në zonat malore.

Era, do të fryjë nga veriperëndimi e vrullshme dhe me rrahje përgjatë gjithë zonave bregdetare dhe luginave, duke u pasuar nga valëzim i forcës 4-5 ballë, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme dhe negative në një pjesën të madhe të vendit. Brymë e ngricë gjatë mëngjesit dhe gjatë ditës në zona të thella malore.

 

Temperaturat parashikohen në:

 

– zonat malore -7°C deri në 1°C

 

– zonat e ulëta -2°C deri në 9°C

 

– zonat bregdetare 1°C deri në 9°C.