Telenovela “Shullazi”, shtyhet edhe një herë gjyqi

Telenovela “Shullazi”, shtyhet edhe një herë gjyqi

400
0

Vazhdon telenovela “Shullazi”… Plotësimi i trupit gjykues nuk nxjerr nga ngërçi dosjen “Shullazi” në Apelin e Krimeve të Rënda.

 

Seanca e së hënës u shty për shkak të mosparaqitjes së avokatëve kryesisht. Ndërkohë, të pandehurit kërkuan të përfaqësohen nga avokatët e tyre të zgjedhur.

 

Trupi gjykues përbëhet nga Albana Boksi si kryetare, Etleva Demo dhe Arben Vrioni si anëtarë.

 

I pandehuri Gilmando Dani i kërkoi gjyqtarit Vrioni të japë dorëheqjen me pretendimin se ka konflikt interesi, pasi ka gjykuar çështjen “Vollga” në Durrës. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 26 korrik, ora 12:00.