TEC-i në Korçë, Klosi refuzon lejen: Nuk përmbush standardet

TEC-i në Korçë, Klosi refuzon lejen: Nuk përmbush standardet

445
0

Qeveria ka refuzuar të japë lejen mjedisore për TEC-in në Korçë. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi ka thënë se projekti nuk përmbush standardet e kërkuara nga Bashkimi Europian.

Ditën e djeshme ishte kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, i cili nëpërmjet një letre të hapur i kërkoi ministrave Blendi Klosi dhe Belinda Balluku që të mos miratonin ndërtimin e këtij TEC-i, pasi ishte në kundërshtim me vullnetin e qeverisjes lokale të Korçës dhe kundër vullnetit të banorëve të fshatit Sheqeras, ku ishte planifikuar të ndërtohej. Ata janë shprehur njëzëri kundër këtij projekt-ligji pasi ndërtimi o një TEC-i do e shndërronte zonën në të pabanueshme.

Edhe Lulzim Basha e denoncoi projektin për TEC-in në Korçë si një aferë korruptive. “TEC-in në Korçë ne e kemi denoncuar si një aferë korruptive dhe kriminale. Sepse nuk bëhet për sistemin energjik shqiptar. Ai TEC po ndërtohet që energjia të çohet në Greqi”, ka thënë Basha.