Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar sot padi të reja në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe para kësaj godine ata kanë mbajtur dhe një protestë. Në një deklaratë për mediat, një prej drejtuesve të AMT, Robert Budina, u shpreh se ata do të vijojnë betejën e tyre deri në fund pa asnjë kompromis.
Budina u shpreh se prokurorët duhet të nisin hetimet, pasi ndryshe mund të ketë përplasje mes qytetarë. Ai tha se levizja do të vijojë në çdo qytet dhe revolta mbarëpopullore do jetë e madhe.
Do kërkojmë hetimin për tentativën për vrajsen e artistëve. Të hetohet edhe RENEA. RENEA ndrhyn kundër grupeve terroriste. Ne kemi dëshmi që në kohën që po rrëzohet fasada dhe pamje se kishte ende njerëz që po dilnin nga godina. Ata mund të thonë që jo janë montazhe, por ne do të gjejmë ekspertë ndërkombëtarë që t’ishohin pamjet. Duke qenë se ne nuk ishim të armatosur.
Ne kemi protestuar për një çështje që nuk i përkiste vetëm teatrit. Prokurorët duhet të ndihen të mështetur se ne këtë çështje do e shpjegojmë në të gjithë Shqipërinë. Ata prokurorët duhet të nisin hetimet dhe të mos ketë përplasje mes qytetarë. Duke qenë se politike na ka vjedhur institucioneve, ne jemi të detyryar që të therrasim popullin në beteje për demokracinë. Popullli është i lodhur, është i lodhur dhe nuk bëson më përralla. Nëse ju fshihni kriminelët do ketë një përgjigje mbarë popullore, dhe do e çojmë betejën tonë deri në fund pa kompromis”, u shpreh Budina.
Më herët sot është raportuar se SPAK ka nisur hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar, ku mësohet se ka sekuestuar të gjitha dokumentet në Bashkinë e Tiranës. Po ashtu mësohet se SPAK do të nisë dhe marrjen në pyetje të gjithë zyrtarët që kanë marrë pjesë në shembjen e TK.
Teatri Kombëtar u shemb në datën 17 maj. Pas një vendimi të Këshillit Bashkiak, IMT dhe polciia nisën një aksion të shpejt dhe shkatërruan godinën. Aktivistët që ishin brenda në godinë janë nxjerr me forcë dhe shumë prej tyre u dhunuan. Qytetarët dhe opozita kanë nisur protestat, ndërkohë që maxhoranca shprehet e bindur që teatri i ri do jetë më i mirë se ai që ishte.