Teatri ‘Operas dhe Baletit’ pret miqtë në javën e Kulturës ...

Teatri ‘Operas dhe Baletit’ pret miqtë në javën e Kulturës Gjermane

190
0

Në Teatrin e Operas në kuadër të Javës Kulturore Gjermane pjesët e kompozitorëve të njohur gjermanë për solistë dhe orkestër harqesh u luajtën nga tri solistë të teatrit dhe Orkestra Shqiptare e Muzikës së Dhomës.

Ky fillim Tetori nisi me javën e Kulturës Gjermane. Në Opera, Orkestra Shqiptare e Muzikës së Dhomës dhe tri solistët e teatrit, Enalda Gjoni, Gloria Azizi dhe Elton Tola mbajtën një koncert me muzikë të përzgjedhur gjermane. U luajten pjesë për solistë dhe orkestër nga Bach, Pachelbel, Brahms si dhe austriaku Mozart.

Java Gjermane dhe këtij fillim, Tetori Gjerman u prit me shumë duartrokitje dhe pjesët e klasikëve të kulturave shekullore u druartokitën gjatë nga publiku kryeaytetas.Orkestra Simfonike e Teatrit të Operas me koncertin simfonik premierë “Strauss dhe Tchaikovsky dha një emocion të veçantë tek publiku klasik dhe artdashës i kryeqytetit.

Në koncertin e dirgjuar nga Jacopo Sipari di Pesscaseroli interpretuan edhe artistë nga koservatorët italianë ‘Umberto Giordano’ i Foggia-s dhe “Giuseppe Martuçi” i Saleronës, të cilët sollën për publikun suitën më të bukur orkestrale të kompozitorit gjerman Richard Strauss ‘Qytetari si fisnik’ si dhe Simfoninë nr.5 të kompozitorit Pjotër  Tchaikovsky.

Këto aktivitete me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës Java Gjermane do të vazhdojë deri më datën 8 tetor  për publikun klasikë por dhe me gjerë.Më pas kryeqytetin e presin aktivitete të tjera kulturore.

Gazetar Alfred Meminaj

 

Shperndaje