“Të vlerësojnë nga marka e makinës, togëza e rripit…” Albi Nako shfryn...

“Të vlerësojnë nga marka e makinës, togëza e rripit…” Albi Nako shfryn ndaj vajzave shqiptare

391
0

Bota gjithnjë e më shumë po bëhet materialiste, ndërsa shpesh njerëzit mund të gjykohen për atë që kanë, sesa për atë që janë. Dhe ky shqetësim duket se kapur edhe koreografin e njohur shqiptar, Albi Nakon. Përmes një postimi në Insta Story, Albi u shpreh se në ditët e sotme vajzat shqiptare të vlerësojnë nga marka e makinës apo e veshjeve. Gjithashtu ai shkruan se koha e shpenzuar për të lexuar është zëvendësuar me kohën për t’u stërvitur. “Nëpër vendbanimet tona nuk ka libra dhe biblioteka, por në çdo lagje ka një palestër për mirëmbajtjen e trupit, sepse te ne nuk është e turpshme të jesh ‘trutrashë’, por ‘truptrashë’: Vashat tonë nuk vlerësojnë djalin nëpërmjet asaj që ka në kokë e shpirt, por për nga marka e ‘Xhipit’ (Jeep) dhe nga tokëza e rripit”, shkruan në postimin e tij koreografi. Pavarësisht kësaj, edhe Albi duket se është i pasionuar pas veshjeve të markave të njohura apo pas makinave luksoze.