Të tjerët s’e vënë re por, këto 5 gjëra tregojnë se vuajmë...

Të tjerët s’e vënë re por, këto 5 gjëra tregojnë se vuajmë nga ankthi

385
0

Shumë njerëz nuk janë të ndërgjegjshëm për të kuptuar se po përjetojnë një ankth. Ata përjetojnë situate të komplikuara dhe kjo gjë shfaqet edhe performancën e tyre të përditshme, megjithatë të tjerët e vënë re shumë vonë. Nëse ju ndodh të dalloni këto shqetësime tek personat afër jush, merrni parasysh se mund të jenë duke u përballur me ankthin?

Refuzojnë ftesat

Nuk kanë dëshirë dhe forcë të dalin. Edhe pse mund t’i duan shumë personat që po u bëjnë ftesën, arsyet pse nuk e pranojnë, nuk i kuptojnë as  vetë ata.

Fiksohen mbas gjërave që të tjerët s’u japin rëndësi

Është një simptomë tipike e ankthit. Këtyre personave mund t’u ndodhë të fiksohen pas diçkaje që dikush e tha disa ditë më parë, ose për mënyrën se si i pa dikush në rrugë.

Zgjohen nga gjumi dhe nuk arrijnë të flenë përsëri

Gjumi është një problem i madh në jetën e personave me ankth.  Zgjohen papritur, nuk mund të qetësohen sepse tensioni e ankthi bëhen shkak për zgjimin e tyre.

Kanë frikë se mos ndodh më e keqja

U ndodh që të parashikonë dhe imagjinojnë fatkeqësi të mëdha. Nëse udhëtojnë, kanë frikë nga aksidentet. Nëse sëmuren, kanë frikë mos është diçka e keqe. Mund të mendojnë marrëzira dhe vetëm personat që e kanë kaluar një situatë të tillë mund t’i kuptojnë.

Shqetësohen akoma më shumë nëse dikush i pyet a janë mirë

Gjatë një krize ankthi, nëse dikush i pyet a janë mirë, mund të përkeqësohet gjendja. Këta njerëz thjesht duan t’I ndihmojnë, por në kokën e një personi me ankth nuk funksionon kështu.

I kap paniku nëse dikush flet për të ardhmen

E ardhmja është një temë që u shkakton dëshpërim. Kështu që personat me ankth nuk duan të pyeten rreth planeve të tyre për të ardhmen. Madje as të tjerët nuk duhet t’u flasin për të ardhmen e tyre sepse kjo gjë i bën të ndihen të paaftë për të ndërtuar të ardhmen e tyre./Living/