“Të të vijë turp”, Rudina Hajdari i kthehet Spiropalit: Kërko falje publike,...

“Të të vijë turp”, Rudina Hajdari i kthehet Spiropalit: Kërko falje publike, nuk e di që ti qenke dhe arkitekte e na flet këtu…

499
0

Deputetja e opozitës së re parlamentare, Rudina Hajdari ka replikuar me ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë seancës plenare. Hajdari i ka kërkuar Spiropalit që të kërkojë falje për mënyrën se si foli në parlament për artistët. Ndërsa sa i përket ndryshimeve të sistemit zgjedhor, Hajadri u shpreh se është i domosdoshëm, pasi në atë parlament sipas saj janë futur kriminelë dhe ai po shërben për pastrimin e parave. “Unë nuk e dija që ju ishit edhe arkitekte, por duhet t’ju vijë turp që ofendoni artistët në këtë mënyrë. Duhet të kërkoni falje në këtë parlament.

Nëse i rikthehemi çështjes së sistemit zgjedhor.

Në këtë parlament ju keni sjellë kriminelë. Ju nuk e ngreni dot dorën, vetëm kur të thotë kryeministri. Në këtë parlament nuk bëhet asgjë për shqiptarët. Ky parlament është kthyer në një lavatriçe për pastrimin e parave. Qytetarët shqiptarë duhet të jenë të përfaqësuar në këtë parlament dhe jo vetëm vullneti i kryetarit tënd”, u shpreh Hajdari.

Më herët Spiropali tha se artistët e vërtetë do të vazhdojnë të jetojnë përmes artit në një skenë dinjitoze. Ministrja u shpreh e bindur se Teatri Kombëtar Shqiptar do të ngrihet po aty ku ndodhet sot teatri ekzistues.

“Sa i përket çështjes së teatrit. Zonja Hajdari ja ku bashkoheni ju me ata që bashkoheni aty. Ata nuk janë as politikanë as korifej të artit. Ata janë ca politikanë teatralë që gjithë jetën janë tallur, jo vetëm me vendin, por edhe me veten dbhe vendimet që kanë dhënë.

Të jeni të bindur që Teatri Kombëtar i Shqipërisë do të ngrihet aty.Më i mirë, më i bukur dhe më dinjitoz se kurrë. Nuk kemi patur teatër moj zonjë. Kanë qenë ca tru shplarë aty që  e mbajnë veten për korifej, jo artistët ata që i përdorin. 98% e artistëve që i kanë dhënë shpirt asaj skene do të vazhdojnë të jetojnë aty përmes artit  në një skenë dinjitoze”, shprehej Spiropali.