“Të shtunën farmacitë dhe ushqimoret do të jenë hapur deri në 17:30”,...

“Të shtunën farmacitë dhe ushqimoret do të jenë hapur deri në 17:30”, Rama sqaron fashat orare, ja si do të lëvizet në fundjavë

371
0

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një sqarim të detajuar se si do të jetë fasha orare e lëvizjes në fundjave dhe se cilat aktivitete do të jenë të hapura ndryshe nga disa ditë e javë më parë. Në një postim në facebook, Rama sqaron se të shtunën, 2 maj do të qëndrojnë të hapura ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30, kurse të dielën të gjitha mbyllur.

 

Ndërsa pensionistët dhe nënat me fëmijë do mund të dalin të shtunë dhe të dielë në fasha të ndryshme orare.

 

Gjithashtu Rama ka njoftuar se në fundjavë ndalohet rreptësisht qarkullimi me mjet privat dhe bën me dije se ministrja, Ogerta Manastirliu do të mbajë pak më vonë një komunikim për planin e hapjes së mëtejshme deri në 18 maj.

 

Kryeministri Rama ne FB:

 

🟢 TË SHTUNËN 2 MAJ DHE TË DIELËN 3 MAJ, PENSIONISTËT DO TË LEJOHEN TË DALIN LIRISHT DERI NË ORËN 10.00😊

 

TË GJITHË TË TJERËT NË SHTËPI BRENDA KËSAJ FASHE ORARE🚫

 

🟢 TË SHTUNËN 2 MAJ DHE TË DIELËN 3 MAJ, PRINDËRIT ME FËMIJËT DERI NË 14 VJEÇ DO TË LEJOHEN TË DALIN LIRISHT NGA ORA 11.00 DERI NË ORËN 17.30😊

 

🟢 TË SHTUNËN 2 MAJ DO TË QËNDROJNË HAPUR VETËM USHQIMORET DHE FARMACITË DERI NË ORËN 17.30😊

 

TË DIELËN TË GJITHA MBYLLUR🚫

 

🔴 GJATË TË SHTUNËS 2 MAJ DHE TË DIELËS 3 MAJ DO TË NDALOHET KATEGORIKISHT QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE⛔️

 

🔴 KUJDES! NGA SJELLJA E DUHUR NË DISTANCIMIN SOCIAL DHE ZBATIMI I RREGULLIT BAZË TË MOSGRUMBULLIMIT JASHTË QELIZËS FAMILJARE GJATË FASHËS ORARE TË LËVIZJES KËTË FUNDJAVË, VARET ECURIA E MËTEJSHME POZITIVE E KËSAJ LUFTE DERI KËTU TË ZHVILLUAR SHKËLQYESHËM, PO EDHE VENDIMMARRJA JONË PËR MË TEJ🙏

 

*Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do t’ju informojë sot planin e hapjes së mëtejshme deri në 18 maj