Të presim sa më shpejt balluket, Xhemi Shehu sapo   na bindi të...

Të presim sa më shpejt balluket, Xhemi Shehu sapo   na bindi të gjithëve

482
0

Ajo është një nga moderatoret më të dashura dhe të njohura për publikun shqiptar, me një karrierë të gjatë në televizion që daton që nga koha e ‘’Fiks Fare’’ e deri më sot. Jemi mësuar ta shohim çdo të diel në ekran, e sigurisht që nuk mund të mos pyesim ‘’Si ia del Xhemi Shehu të jetë gjithmonë në formë’’. Sigurisht që metabolizmi i mirë e ka ndihmuar bukuroshen e ‘’Top Channel’’ për të ruajtur format e shkëlqyera fizike, por Xhemi nuk mund të mjaftohet vetëm me këtë pjesë.

Ajo i kushton shumë rëndësi të ushqyerit të shëndetshëm, edhe pse e ka pranuar publikisht që është llupëse, por një meritë të madhe për format e saj sigurisht që e ka edhe aktiviteti fizik. Po përveç linjave fantastike për të cilat kujdeset gjithmonë, jo më pak në sy bie look-u i saj. Xhemin e shohim prej kohësh bionde, por me balluke sikur nuk na e kishin zënë sytë më parë.  Mamaja e dy djemve, nuk ka eksperimentuar kurrë me pamjen, por pasi pamë këto foto besojmë se ka bërë zgjedhjen e duhur.

Flokët me balluke kanë qenë në modë gjatë gjithë kësaj kohe  e me sa duket edhe Xhemi vendosi për një ndryshim pas kohës që edhe shoqja e saj  e ngushtë hoqi dorë nga flokët bjondë.