Të këndosh duke mbyllur sytë ! 

Të këndosh duke mbyllur sytë ! 

158
0

Të këndosh duke mbyllur sytë ! 

Të këndosh duke mbyllur sytë !
Të flasësh për Lindonin është shumë pak.Për Lindonin flet kënga dhe Diaspora.Për Lindonin
flasin Festivalet në Rtsh.Me dhimbje sot është Tuzi, Ulqini, Budva Kotorri e Podgorica.Lindoni i
kēndoj flamurit Kuq e zi i këndoj Shqipërisë Malit të Zi,Tetovës Gostivarit Kosovës,gjithë
Diasporës.
Lindoni u lind dhe u rrit në Tuz,në gjithë diasporën.Të shkruash për një mik Festivalesh për
humbjen e tij është e dhimbshme,nëse do shkruaja për ndonjë këngë të tijën,do shkruaja pa
vēshtirësi dhe më të lehtë. Është e dhimbshme të shkruash për Lindon Camajn ,për një mik që
asohere përballë në tavolinën e mikpritjes së Shqiptarit me zemër Shqiptari në mes të Tuzit i
ngrije kupën e shëndetit,e sot të shkruash për ikjen e tij,me këngën dhe me sy drejt qiellit.

Sot Mali i zi humbi një artist Diaspora humbi një atdhetar me zemër miku.Muzika humbi njē zë
të ëmbël, dhe kënga humbi melodine e Lindonit.

*Kujtimi që më vret 1999* Mos më thuaj 2007* Rrugët e Kurbetit 2008* Buzēt e tua* Një unazë
me shkronjën time etc.Këto janë disa nga hitet e tij muzikore ndër vite.

Lindoni u nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë e pabesueshme dhe e shpejtë në agimin e 13
gushtit 2023. Lindoni la pas familjen bashkëshorten me dy djemtë dhe vajzën,miqtë vëllezërit
këngën, Tuzin e Ulqinin melodinë e diasporës, dhe mbylli sytë me këngë në gojë.
Lindon u prehsh në paqe dhe në qetësi me këngën (vlla)- në gjuhën e popullit dhe miqësisë së
artistëve.
Gazetar Alfred Meminaj.

Shperndaje