“Të gjithë duam të jetojmë normalisht”, Manastirliu video-mesazh për Covid-19: Ja armët...

“Të gjithë duam të jetojmë normalisht”, Manastirliu video-mesazh për Covid-19: Ja armët që po përdor gjithë bota për të fituar përballë pandemisë

393
0

“Të gjithë duam të jetojmë normalisht”, Manastirliu video-mesazh për Covid-19: Ja armët që po përdor gjithë bota për të fituar përballë pandemisë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë një video-mesazh sensibilizues për mbajtjen e maskës, higjenën dhe ruajtjen e distancës, si të vetmet armë për të fituar përballë Covid-19.

 

“Është e kuptueshme, të gjithë duam të vazhdojmë të jetëojmë normalisht. Pa virus nëpër këmbë dhe pa shtrëngime. Por sot kemi gjithësecili një përgjegjësi. Covdi-19 nuk është një nga ato sëmundje ku ti je i pafuqishëm. Jo. Ti, unë, ne të gjithë kemi shumë në dorë për të mbajtur larg koronavirusin. Për të ruajtur prindërit dhe gjyshërit, për të mbrojtur veten dhe miqtë.

 

Mbajmë maskën dhe ndalojmë përhapjen e virusit. Ruajmë distancimin social dhe mbrojmë veten. Zbatojmë rregullat e higjenës dhe ndalojmë që virusi të hyjë në trup.Nuk janë klishe. Janë armët që po përdor sot e gjithë bota për të dalë të fituar përballë kësaj pandemie.

 

Të gjithë bashkë mund t’ia dalim për t’u rikthyer normalitetit më të fortë se më parë. Dhe kur të ktheni kokën pas do të jeni mkrenarë që veprimet tuaja shpëtuan qoftë dhe një jetë”, thuhet në video-mesazh.