Taksat e makinave dhe patentat, skema e re nga 1 janari

Taksat e makinave dhe patentat, skema e re nga 1 janari

554
0

Lejet e drejtimit të mjetit, ose ndryshe patenta, mund të merret kundrejt tarifave që variojnë nga 2 000 lekë deri në 4 500 lekë. Bëhet fjalë vetëm kartonin që lëshon e Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku nuk përfshihen tarifat që marrin autoshkollat për kursin. Ndërsa pagesa e taksës vjetore për mjetet e përdorura dhe të luksit, e cila ka një afat 365 mund të paguhet në zyrat e drejtorisë ose online. Të dhënat janë bërë të ditura në faqen zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

Në zbatimit të ligjit nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare” i ndryshuar, në Udhëzimin e MF nr 26, datë 4.09.2008 “Për taksat kombëtare” i ndryshuar, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është agjentë i mbledhjes së

 

Taksa e mjeteve të përdorura të transportit

 

Taksë regjistrimi fillestar dhe taksë e përvitshme për automjetet luksoze

 

Tarifa e pajisjes me leje drejtimi e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor të cilat janë si me poshtë:

 

-për leje drejtimi të kategorisë A 3.000 lekë;

 

-për leje drejtimi të kategorisë B 4.500 lekë;

 

-për leje drejtimi të kategorisë C 2.000 lekë;

 

-për leje drejtimi të kategorisë D 3.000 lekë;

 

-për leje drejtimi te kategorisë BE, CE dhe DE 3.000 lekë;

 

 

Në ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare” , neni 3, “Llojet e taksave kombëtare” pika 3 “Taksa e mjeteve të përdorura të transportit” dhe pika 11 11. “Taksë regjistrimi fillestar dhe taksë e përvitshme për automjetet luksoze” të cilat në zbatim të nenit 4 “Niveli i taksave kombëtare”

 

Taksa vjetore e mjeteve të përdorura është e vlefshme për 365 ditë dhe caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit. Taksa fikse për llojin e karburantit është 12,5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën. Koeficienti sipas vjetërsisë së mjetit është si në shtojcën 1 bashkëlidhur këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij. Mjetet me vjetërsi nga 0-3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtoritë rajonale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit.

 

Pavarësisht nga pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdorura, mbi makinat luksoze zbatohet taksë regjistrimi në masën 70 000 lekë për regjistrim të çdo makine luksoze dhe taksë e përvitshme në masën 21 000 lekë çdo vit.

 

Taksa e përvitshme për automjetet luksoze është e vlefshme për 365 ditë. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtoritë Rajonale, në momentin e vjeljes së taksës vjetore të mjeteve të përdorura. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit.