Takimi/ Ftesa e Metës, aleatët e Bashës mbërrijnë në Presidencë. Ja kush...

Takimi/ Ftesa e Metës, aleatët e Bashës mbërrijnë në Presidencë. Ja kush mungon deri tani

352
0

Kreret e partive opozitare, që janë jashtë parlamentit pasi dogjën mandatet kane mberritur ne Presidence, duke iu pergjigjur keshtu fteses se bere pak dite me pare nga kreu i shtetit, Ilir Meta. Deri ne keto momente (ora 09:05), raoporton nga Presidenca gazetari i News24, nuk ka mberritur ende kryetari i PD Lulzim Basha, ndersa LSI ne kete takim do te perfaqesohet me nenkryetarin e partise, Petrit Vasili.

Takimi vjen pak ditë pasi Presidenti Ilir Meta u bëri ftesë publike dhe kërkoi të takohet ” të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi”, thuhej në njoftimin e dhënë nga Presidenca.

Nderkohe qe mengjesin e sotem Presidenca rikujton se “Presidenti i Republikes SH.T.Z Ilir Meta pret ne oren 09:00 Koalicionin e Opozites prane Presidences”.

Kujtojme se dje pasdite, në orën 17:00, kreu i opozitës, Lulzim Basha mblodhi në takim të gjithë aleatët e partive të vogla opozitare në selinë blu për të diskutuar për situatën ku ndodhet vendi.

 

 

Në takim me kryedemokratin Lulzim Basha ishin kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kreu i PR Fatmir Mediu, kreu i LZHK Dash Shehi, kreu i PBDNj Vangjel Dule, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi dhe kreu i PDK Nard Ndoka.