Tahiri ia kthen Xhafajt: Unë e di shumë mirë kë kam rrotull

Tahiri ia kthen Xhafajt: Unë e di shumë mirë kë kam rrotull

298
0

 

Ish-ministri Saimir Tahiri i është përgjigjur pasardhësit të tij Fatmir Xhafaj, i cili në deklaratën e Ambasadës Britanike për verdiktin e  Gjykatës së Krimeve të Rënda, i bëri ‘’like’’ komentit të ambasadorit anglez Duncan Norman që e cilësoi si dështim të gjyqësorit ndëshkimin e Tahirit për akuza të rënda (trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal).

 Tahiri është shprehur se nuk i interesojnë ata që merren me rrjetet sociale dhe se e di shumë mirë se me kë rrethohet.

‘Kam përshtypjen që ka tjetër ekip që merret me like dhe share. As i numëroj dhe as më interesojnë. Do vijë dita që do të kem një përgjigje, sot është koha për të vërtetën time. S’dua të bëj komente të parakohshme. E di shumë mirë kë kam rrotull. S’jam nga ata që se di.Është fyese për mua kur ju mendoni këtë’, tha Tahir