‘Surrelit ja kanë bërë glasën’. Grida Duma komenton ‘bunkerin’ e Ramës

‘Surrelit ja kanë bërë glasën’. Grida Duma komenton ‘bunkerin’ e Ramës

341
0

Ish-deputetja Partisë Demokratike ka dhënë së fundmi një intervistë ndryshe rreth jetës së saj personale dhe si politikane. E ftuar në “3shat”, në një intervistë më binjakët, Romeo dhe Donald Veshaj, Duma tregoi disa detaje interesante nga jeta e saj.

E pyetur se nëse do të kishte mundësi të shndërrohej në shpend, cilin shpend do të zgjidhte, ish-deputetja zgjodhi fajkoin.

Binjakët e ngacmuan më tej Dumën duke e pyetur se si fajkua, cilin vend do të zgjidhte për të bërë glasën në Surrel, ish-deputetja u tregua thumbuese.

“Në fakt me atë bunkerin, Surrelit ja kanë bërë glasën,”– tha ajo, duke nënkuptuar shtëpinë e kryeministrit Edi Rama.