Super ditëlindja e Aurela Hoxhës: Dalin pamjet nga festa me maska në...

Super ditëlindja e Aurela Hoxhës: Dalin pamjet nga festa me maska në Barcelonë!

487
0

Aurela Hoxha ka festuar ditëlindjen e saj të 34-tërt në një festë të paparë me miq dhe të afërm shumë larg Tiranës.

Bukuroshja mblodhi bashkë miqtë si Endrit Mërtiri apo Dorina Gegiçi në nëj festë të organizuar në një club nate në Barcelona.

Bukuroshja shqiptare ka ndarë në Instagram disa nga momentet më të bukura të festës së ditëlindjes nga ku mësuam se kishte një tematikë të njëjtë me filmin “Gatsby”  me maska dhe veshje të viteve ’20.

Çdo i ftuar kishte maskën e vet në ngjyrë të zezë vendosur para pjatës.

Festa u shndërrua në një koncert të paparë me muzikë dhe kërcim nga një trupë baleti mjaft e talentuar.

Aurela Hoxha ishte bërë mjaft seksi me një fustan në ngjyrë kremi me thekë dhe një palë sandale me mbushje dhe takë gjigante të zeza.