Stuhia e rërës godet Greqinë, shkatërron çfarë i del para, ja si...

Stuhia e rërës godet Greqinë, shkatërron çfarë i del para, ja si paraqitet situata

311
0

Plazhi në qytetin Nea Moudania në Halkidiki të dielën pasdite u godit nga një stuhi rëre. Sipas mediave greke bëhet e ditur se studia e rërës apo tornado shkaktoi dëme në lokalet e plazhit. Të paktën tre persona raportohet se janë lënduar në këtë katastrofë natyrore. Michalis Sioutas, doktor i meteorologjisë nga Universiteti Aristoteli në Selanik, tregon se kjo është një “dukuri e zakonshme që ndodh kryesisht në korrik dhe gusht për shkak të ngrohjes së papritur, të fortë të tokës”. Ai shton se, meqenëse është një fenomen i paparashikueshëm me intensitet të fortë që mund të hedhë objekte, mund të jetë i rrezikshëm për ata të cilët ndodhen afër. Megjithëse tornadot lidhen kryesisht me Shtetet e Bashkuara, ne kohët e fundit dëshmuam se ato mund të godasin edhe Evropën, më saktësisht Republikën Çeke, dhe sipas mediave greke ato kanë filluar të jenë të shpeshta edhe në Halkidiki.