Studentët permendin emrat e pedagogëve që u marrin para

Studentët permendin emrat e pedagogëve që u marrin para

369
0

Ajo që po ndodh aktualisht në protestën e studentëve, është diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Nëpërmjet një megafoni duke e shoqëruar me thirrjet “Turp” kanë përmendur një sërë emrash pedagogësh të cilët sipas tyre marrin para për provime”. Studentët kanë përmendur të paktën emrat e 20 pedagogëve nga të gjithë fakulteveve që janë të përfshirë në korrupsion I pyetur në lidhje se si i kanë gjetur emrat, një student është përgjigjur: “Janë emra të cilët kanë ardhur nga të gjithë studentët, për të kaluar provimet” “Pedagogët i bëjnë provimet në nivel olimpimade ose me qëllim që tu bashkohesh kurseve të tyre, ose të japësh para për ti marrë ato provime”. shtoi studenti që nuk kërkoi të identifikohej.