“Struktura e testit s’ishte siç premtoi Ministrja”- Një ditë pas provimit të...

“Struktura e testit s’ishte siç premtoi Ministrja”- Një ditë pas provimit të letërsisë, maturantët në protestë: Kishte pyetje abstrakte, të mos penalizohemi

375
0

Një ditë pas provimit të Letërsisë, maturantët e gjimnazeve në Tiranë kanë organizuar një protestë para Ministrisë së Arsimit. Sipas tyre, struktura e testit nuk ishte siç premtoi ministrja e Arsimit dhe se në provim ka pasur edhe pyetje nga mësime që nuk janë zhvilluar, ndërsa kërkojnë që të mos penalizohen.

”Brezi më i traumatizuar i maturës. Kishte pyetje që nuk kishin të bënin fare me Letërsinë. Nga lirika e Lasgushit tek epizmi i Homerit na erdhi si papritur, nuk i prisnim të dyja. Pyetjet logjike nuk ishin fare në lidhje me modelin. Kishte shumë tekste. Kërkojmë mos penalizohemi pasi na ul mesataren dhe nuk kapim dot shkollat. Shumë maturantë nuk ndihen konfidentë për provimin tjetër”, thotë një  maturante.

“Procesi mësimor nuk ka qenë i plotë. Shkuam në provim me premtimin për një tezë më të lehtë, por modeli i testit nuk ishte i tillë, nuk e kishim parë asnjëherë një gjë të tillë. U surprizova dhe demoralizova“, shprehet një tjetër.