Ditën e sotme pritet që temperaturat të arriijnë deri në 38 gradë. Ndërkohë, sipas asaj që raporton IGJEUM, ekziston mundësia që në zona të thella të ketë edhe reshje shiu.
Parashikimi:
RESHJET
Sot në përgjithësi, priten reshje të dobëta, kryesisht të karakterit lokal (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Ekziston mundësia që në zona shumë të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre sot pasdite.
TEMPERATURAT
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 36 °C
në vendet e ulëta: 22 / 38 °C
në vendet malore: 15 / 27 °C
ERA
Sot era pritet të forcohet, për të arritur deri e fortë.