Sot përfundon ora policore, priten masat e reja nga Komiteti Teknik i...

Sot përfundon ora policore, priten masat e reja nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

401
0

Ditën e sotme (2 dhjetor) përfundon kufizimi i lëvizjes dhe mbyllja e bareve dhe restoranteve nga ora 22:00-06:00 vendosur nga Komitetit Teknik i Ekspertëve tre javë më parë.

Masat hynë në fuqi më datë 11 nëntor ndërsa Komiteti njoftoi se do të zgjasin deri në tre javë dhe se do të rishikoheshin çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

Pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të japin një vendim të ri lidhur me masat kufizuese nëse do të vijojnë apo do të jenë të reja.

Kujtojmë se Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj theksoi disa ditë më parë që për masat po shihen disa mundësi. Dy prej tyre ishin kufizimi i orarit ose mbyllja e fundjavave.