Rikthehet këngëtarja Adriana Koreta

Rikthehet këngëtarja Adriana Koreta

124
0

Adriana Koreta është  këngëtarja e mirënjohur nga vlora e cila me timbrin e zërit e saj të veçantë i kishte munguar tregut Shqiptarë . Adriana prej vitesh ishte shkëputur nga shqipëria  pasi   ajo jetonte  në Angli. Mirëpo ka pak kohë që Koreta është rikthyer në tregun muzikore me dy materiale të reja”Aromë  Shqipërie” me  muzikë & Orkestracioni: Edi Balili ,  Teksti: Adriana Koreta. Një kënge kjo që është pritur mjafë mirë nga publiku shqiptar ku gjatë gjithë sezonit veror është dëgjuar në çdo  dasëm apo gëzim familjar, por jo vetëm  pasi është vendosur për të kërcyer në ritmet e saj  në çdo diskotekë apo nepër makina  gjatë udhëtimeve .  Adriana gjithashtu ka pak muaj që ka sjellë një tjetër materia për adhuruesit e zërit të saj  ‘Bijë e Nënës, Teksti & Muzika: Adriana Koreta Orkestracioni: Gramzo Kozeli. Kjo këngë menjëherë ka rrëmbyer  zemrat  e publiku ku vetë Adriana thotë që në çdo dasëm ja kanë kërkuar për ta kënduar disa herë.  Kjo këngë ka qenë një ndër këngët më të dëgjuara në këtë sezon dasmash . Adriana tashme ka vendosur që të rikthehet në  Shqipëri  ku do të qëndrojë për të vazhduar  karrierën e saj aty ku e la para 10 vitesh duke premtuar shumë hite  për  adhuruesit e zërit të saj së shprejt  pritet që ajo të  nxjerri dhe disa matreale të reja muzikore . Për Adrianën kjo vjeshtë , dhe më pas dimri pritet që të jetë plot e për  plot me supriza.  Neve nuk na mbete gjë  tjetër  vetëm  se ti urojmë  shumë suksese e dashur Adriana.