Sot më të dashuruar se kurrë! Lola rrëfen si u njoh me...

Sot më të dashuruar se kurrë! Lola rrëfen si u njoh me Daut Haradinajn: Për herë të parë e pashë në burg!

484
0

Sot më të dashuruar se kurrë! Lola rrëfen si u njoh me Daut Haradinajn: Për herë të parë e pashë në burg!

 

Lola Haradinaj, bashkëshortja e Daut Haradinajt, vëllai i Kryeministrit të Kosovës në detyrë Ramush Haradinaj, ka treguar se si u njoh me bashkëshortin e saj.

 

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Lola u shpreh se për herë të parë e kishte takuar Dautin në burg ku ndodhej ky i fundit pas luftës në Kosovë.

 

Ajo kishte shkuar për të shoqëruar motrën e saj Anita Haradinaj, bashkëshortjan e Ramush Haradinajt, e cila do të vizitonte kunatin.

 

Pas takimit të tyre të parë, Lola dhe Dauti filluan të bisedonin përmes telefonit. Pasi u lirua nga qelia, ata nisën një lidhje së bashku dhe pas një viti dashurinë e tyre e kurorëzuan në martesë. Sot ata janë prindër të dy fëmijëve të mrekullueshëm.

 

Lola Haradinaj: Dautin e kam njohur që nga paslufta kur ne u kthyem në Kosovë për të jetuar dhe isha në shkollë të muzikës në atë kohë, një vajzë 15 vjeç kur e kam parë për herë të parë Dautin në ato fotografitë (i referohet posterave) dhe kishte një paraqitje tamam ushtar prej vërteti dhe ishte shumë i ri në moshë edhe ishte Gjeneral në pozicionin e tij. Gjë të lë për të dëshiruar për një çun ta shohësh në atë moshë Gjeneral. Emri i tij ishte shumë i madh në atë kohë dhe unë kur e pashë kisha një ndjesi të veçantë. Ndodhi kështu dhe nuk është që unë dija historinë e Anitës. Ishte vetëm një pamje e tij që më tërhoqi fillimisht. Pastaj lidhja e Anitës me Ramushin bëri që unë ta njoh nga afër. Mos të them që e kam takuar për herë të parë në burg, sepse tingëllon si në përralla. Anita shkoi për vizitë dhe më mori mua me vete, sepse ka qenë shtatzënë. Qëllimi ishte t’i bëja shoqëri Anitës. Ai më pa, por më kishte parë edhe në disa fotografi familjare kur ndodhi një dasëm e njërit nga vëllezërit dhe shkëmbeu një ose dy pyetje me mua. Më pyeti: Po ti goc si e ke emrin’? Unë i thashë emrin edhe ai tha ‘shkon në shkollë”? I thashë shkoj në shkollë. Nuk ishte diçka për momentin. Ai ndoshta kishte filluar mendimet për mua, kishte marrë numrin tim të telefonit dhe më ka thirrur në telefon për herë të parë dhe unë ngela e shtangur. Në njëfarë mënyre dhe më pëlqeu ajo thirrja. Dhe vazhduan bisedat e mia për një vit me të nga burgu. Pastaj, pas një kohe që unë fillova të lirohesha me të duke biseduar në telefon, shkova dhe ta vizitoja vetë në burg dhe aty sikur i premtuam një gjë njëri-tjetrit, që do ta presim njëri-tjetrin kur ai të lirohet. U lirua, pas një viti që ishim bashkë, vendosëm që të martoheshim. Tani kemi dhe dy fëmijë.

 

Marrë nga tvklan.al