Sonte “Dancing With The Stars”, programi më popullor i kërcimit në botë...

Sonte “Dancing With The Stars”, programi më popullor i kërcimit në botë nis sezonin e dytë në orën 21:00 në Top Channel

243
0

Sonte në mbrëmje i gjithë publiku do të ketë mundësinë të shijojë “Dancing With The Stars” në Top Channel. Programi me popullor i kërcimit në botë, një patentë e BBC Production dhe ekskluzivitet i Top Channel, ka premierën e edicionit të dytë sonte në orën 21:00 Ky spektakël do të bëjë bashkë  15 personazhe të njohur të showbiz-it, ekranit, artit, muzikës dhe sportit  të cilët së bashku me balerinë profesionistë do të garojnë përballë njëri tjetrit për më shumë se 12 javë në arenën e kercimit në përpjekje për të rrëmbyer kupën e artë. Moderatorët e programit, Bora Zemani dhe Eno Popi duken më entuziastë se kurrë për këtë sezon të dytë, teksa zbuluan pak nga çfarë presim mbrëmjen e sotme. “Ndjesitë tona janë shumë pozitive tani përpara spektaklit dhe sikur na kishte marr malli”, tha Bora Zemani. “Emocion i madh sepse rikthehemi me një program që përveçse e duam shumë është përgjegjësi e jashtëzakonshme. Është spektakli më i dashur për momentin”, u shpreh Eno Popi.

A do të ketë një kërcim në natën e parë nga Bora dhe Eno?

 

“Kemi një mbyllje kërcimi së bashku”, zbuloi Bora. Juria e DWTS do të vijë me ndryshime në këtë edicion të dytë.  Ilir Shaqiri do te jetë kryetari i Jurisë. Lori Bala e cila ishte pjesë e kastit të balerinëve në sezonin e parë i është shtuar jurisë së DWTS për të vlerësuar yjet e këtij sezoni. Valbona Selimllari vazhdon te jetë pjesë e trupës gjykuese edhe në këtë edicion të dytë. Ndërkohë që një risi që i bashkohet jurisë është edhe aktorja Olta Gixhari Emocione dhe shumë të papritura rezervon sonte në mbrëmje Live në Top Channel DWTS.

 

Top Channel