Soni Malaj tashmë single? Ja si e konfirmon këngëtarja me një video

Soni Malaj tashmë single? Ja si e konfirmon këngëtarja me një video

50
0

Soni Malaj është një nga artistet që nuk preferon të ndajë shumë detaje nga jeta e saj private me publikun.

Ajo që bie në sy për këngëtaren është fakti se ajo është e rezervuar nëpër intervista si dhe nuk publikon shumë momente nga jeta e saj në rrjete socale.

Megjithatë, videoja e fundit që këngëtarja ka shpërndarë në llogarinë e saj personale në TikTok dhe Instagram, ka ngritur dyshime se thashethemet që lidhja 6-vjeçare me partnerin e saj ka marrë fund, mund të jenë të vërteta.

Në videon që këngëtarja ka shpërndarë, dëgjohet në sfond kënga në tekstin e së cilës pyetet: ‘’ Are you single? (A je beqare)’’, dhe përgjigja e Sonit ishte ‘’Yes (Po)”

Thashethemet për ndarjen nisën që pas pjesëmarrjes së këngëtares në festivalin “Kënga Magjike” ku kishte një këngë të punuar nga ish-i dashuri i saj Flori Mumajesi, me të cilin publikoi edhe foto.