Sofia Loren sharmi i përjetshëm

Sofia Loren sharmi i përjetshëm

150
0

Ajo është aktorja italiane më e vlerësuar dhe më e njohur në të gjithë botë.

Sofia Loren, e lindur në Romë më 20 shtator 1934, por e rritur në Pozzuoli, mbush sot 89 vjeçe, por duket se nuk e ka humbur aspak atmosferën e sharmit dhe të së vërtetës që e ka dalluar gjithmonë, shkruan corriere.it.”Çdo mëngjes, kur zgjohem, jam gjithmonë vajza nga Pozzuoli”, thotë ajo, pavarësisht se në karrierën e saj të gjatë ka marrë dy Oscar, pesë Golden Globes, një yll në bulevardin e Hollivudit ”Walk of Fame” dhe një seri të pafundme çmimesh ndërkombëtare. Një jetë për kinemanë, e karakterizuar edhe nga një dashuri e madhe për ushqimin e mirë.Në fakt, gjatë jetës së saj ajo botoi dy libra me receta kuzhine.

”In cucina con amore” (Rizzoli), botuar për herë të parë në vitin 1971 dhe ”Ricordi e Ricette” (Gremese Editore ), një vëllim i vitit 1999 që mbledh 100 nga pjatat e saj të preferuara.

 

Preferencat?

 

S’ka nevojë të thuhen.

 

Janë ato të traditës italiane dhe, në veçanti, napolitane, pasi pjatat e saj të preferuara mbeten ato të gjyshes së saj, Luisa.

Shperndaje