Sofia Loren: “Ju shqiptarët jeni jo vetëm racë e mirë, por edhe…”

Sofia Loren: “Ju shqiptarët jeni jo vetëm racë e mirë, por edhe…”

482
0

Sofia Loren është një nga aktoret më të dashura për shqiptarët dhe pas kësaj deklarate kemi të gjithë një arsye më shumë, për ta quajtur të preferuarën. Gjatë themelimit të Fondacionit shëndetësor për t’i dalë në ndihmë sëmurëve në Gjenevë, ajo pati një takim me gazetarin shqiptar, Nefail Maliqi.

Sipas rrëfimit të gazetarit, ikona e bukurisë kishte shumë informacione lidhur me kulturën e shqiptarëve dhe një konsideratë të veçantë për ne. “Shqiptarët kanë dëshmuar se janë aktorë të shkëlqyer, si në filmat e tyre ashtu edhe në kinematografinë botërore. Ju shqiptarët jeni jo vetëm racë e mirë, por edhe aktorë të shkëlqyer, si italianët, sigurisht Ballkani krenohet me ju”, u shpreh Loren për gazetarin e medias “Presheva Jonë”. Nga ana tjetër, 83-vjeçarja kishte shprehur një vërejtje: “Shqipëria, si edhe vendet tjera në botë, do të ishte mirë t’i përkushtohen më shumë shëndetësisë, sidomos në shëndetin e fëmijëve, përmirësimit të kushteve në spitale, sepse fëmijët janë e ardhmja e çdo kombi… Kur kemi fëmijë të shëndoshë, padyshim do të kemi edhe shoqëri të shëndoshë”.