“S’kemi parë gjë akoma”, vala e pazakontë e motit përfshin vendin, meteorologia...

“S’kemi parë gjë akoma”, vala e pazakontë e motit përfshin vendin, meteorologia jep alarmin

1708
0

Moti me sa duket do vijoje te na surprizoje.

 

Një tjetër valë e të nxehtit afrikan përfshinë Shqipërinë. Ndonëse vendi ynë ndodhet në periferi të saj pasi në epiqendër është pellgu i Mesdheut meteorologët parashikojnë rritje të vlerave të termometrit me tre gradë celcius.

 

Temperaturat e larta pritet të arrijnë kulmin të hënën dhe të na shoqërojnë deri mes javën e ardhshme.

 

Nëse nuk merrni masa i nxehti tregojnë mjekët mund t’iu shkaktojë nga lodhje të pazakontë, dhimbje koke, të përziera, konfuzion mendor e deri tromboze apo ishemi cerebrale tek personat qe vuajnë nga probleme të zemrës apo të tensionit. Apeli i tyre është për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve.

 

Tek më të vegjlit temperaturat e larta thonë mjekët janë bërë shkak për shfaqjen e një virozë të pazakonte për stinën.

 

I nxehti afrikan parashikohet të largohet nga vendi të mërkurën kur në zonat malore parashikohet të kthehen reshjet e shiut.

 

Pjesa e dytë e Gushtit sipas meteorologëve pritet të kthejë termometrin në vlerat normale të muajit në të gjithë territorin shqiptar.