E fundit/ Rrjedha e Vjosës e futi poshtë dhe e perpiu, dy...

E fundit/ Rrjedha e Vjosës e futi poshtë dhe e perpiu, dy gratë po mblidhnin bimë medicinale, mbi shpinë kishin…

1485
0

Një ngjarje e rë.ndë ka ndodhur sot pranë fshatit Dragot në Tepelenë. Dy gra teksa po kalonin lumin Vjosë, në fshatin Peshtan, i ka marrë rrjedhja e ujit. Njëra prej tyre nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën.

 

Dy gratë kanë qenë duke mbledhur lule medicinale në mal. Teksa po kalonin lumin, kanë qenë të ngarkuar me thesë në shpinë, ndërkohë që i ka marrë rrjedha. Për fat të keq Eli Beqiri, 69 vjeçe ka ndërruar jetë në spital, ndërkohë që Silvana Shehu po mjekohet në spitalin Rajonal Gjirokastër.

 

Informacion paraprak.

 

Në lumin Vjosë, pranë fshatit Dragot, bashkia Tepelenë, shtetaset E.B. dhe S.Sh. të dyja banuese në Këlcyrë, duke kaluar lumin, i ka rrëmbyer rrjedha e ujit.

 

Për pasojë shtetasja E.B. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasja S.Sh. është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër.