S’kanë fund shifrat e LARTA të Covid në Shqipëri, Ministria raporton sërish...

S’kanë fund shifrat e LARTA të Covid në Shqipëri, Ministria raporton sërish mbi 1 mijë raste në 24 orë, ka SHUMË viktima

378
0

Ministria e Shëndetësisë bën me dije situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë. Janë kryer 4083 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1143 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

 

453 raste në Tiranë, 110 raste në Vlorë, 58 raste në Kuçovë, 57 raste në Fier, 35 raste në Sarandë, 34 raste në Shkodër, Berat , 27 raste në Durrës, Korçë, 26 raste në Elbasan, 24 raste në Lushnje, 22 raste në Mallakastër, 20 raste në Kukës, 19 raste në Kurbin, 15 raste në Pogradec, 14 raste në Malësi e Madhe, 13 raste në Gramsh, Skrapar, 11 raste në Kavajë, 10 raste në Lezhë, Kamez, 8 raste në Mirditë, Gjirokastër, Bulqize, Patos, 7 raste në Vau i Dejës, Peqin, 6 raste në Dibër, Kolonjë, 5 raste në Has, Librazhd, Përmet, 4 raste në Tepelenë, 3 raste në Devoll, Mat, Divjakë, Himarë, Maliq, 2 raste në Pukë, Ura Vajgurore, Memaliaj, Finiq, Vorë, Libohovë, 1 rast në Krujë, Rrogozhinë, Tropojë, Delvine, Belsh, Cerrik, Poliçan.

 

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.  8 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri,  1 qytetar nga Patosi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 53 -94 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 683 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 53,616 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 483 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

 

COVID-19 – Statistika ( 10 Shkurt 2021)

 

Raste të reja ditore       1,143

 

Të shëruar në 24 orë     683

 

Të shtruar në spitale     483

 

Humbje jete në 24 orë   15

 

Testime ditore               4,083

 

Testime totale            398,325

 

Raste pozitive            88,671

 

Raste të shëruara      53,616

 

Raste Aktive              33,552

 

Humbje jete                1,503

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë 19556

 

Fier      2872

 

Durrës  1737

 

Elbasan  1489

 

Shkodër  1549

 

Vlorë   1650

 

Lezhë   1149

 

Korçë    1049

 

Berat  936

 

Gjirokastër 732

 

Kukës   478

 

Dibër  355