Skandal i OST, dështon linja e transmetimit të energjisë që kushtoi 70...

Skandal i OST, dështon linja e transmetimit të energjisë që kushtoi 70 mln €. Ja përse përmbytet nën Shkodra!

361
0

Linja e transmetimit të energjisë Shqipëri-Kosovë që iu ka kushtuar taksapaguesve rreth 70 milionë euro, ka dështuar. Një muaj nga koha kur linja 400 kv Shqipëri–Kosovë, u deklarua se ka nisur operimin nga Operatori i Sistemit të Transmetimit i drejtuar nga Skerdi Drenova, News24 mëson se kjo linjë nuk funksionon.

Në fotot dhe videot e siguruara shihet njëra prej shtyllave të rrezuara në zonën e Tropojës duke penguar transmetimin e energjisë mes dy vendeve. 10 vite nga marrja e borxhit për këtë linjë dhe Shqipëria ka shlyer gjysmën e kredisë për ndërtimin e saj, ky investim nuk ka arritur të jetë frytdhënës, ndonëse Operatori i Sistemit të Transmetimit në 14 Dhjetor në një konferencë online me homologët kosovarë njoftoi nisjen e funksionit të kësaj linje.

Por mesa duket 70 milionë euro investim deri tani kane shkuar dëm, pasi për shkak tenderave të dyshimtë të OST dhe rrjedhimisht të cilësisë së dobët të punimeve, linja e transmetimit nuk funksionon. OST hesht për këtë skandal, ndërkohë që  zona e nën Shkodrës vazhdon të përmbytet për shkak se KESH është i detyruar të shkarkojë ujërat e hidrocentraleve sepse nuk mund ta eskportojë energjinë elektrike edhe pse ka shumë kërkesa nga jashtë vendit.

Linja kryesore e eskporit me Kosovën nuk funksionon pasi OST e drejtuar nga Skerdi Drenova inaguron investime që nuk funksionojnë disa ditë më vonw. Pas kësaj situate lindin dyshime për cilësinë e investimeve, transparencën e investimeve dhe kush e ka bërë auditimin e projektit që është dorëzuar për tu vendosur në funksion. Linja 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë ka një shtrirje në një gjatësi totale prej 241 kilometrave nga të cilat 151 kilometra shtrihen në territorin e Shqipërisë dhe 90 kilometra në territorin e Kosovës.