Situatë e pazakontë/ Arta Marku betohet mes kaosit e tymit si Kryeprokurore...

Situatë e pazakontë/ Arta Marku betohet mes kaosit e tymit si Kryeprokurore e Përkohshme

136
0

TIRANE- Arta Marku e përzgjedhura e mazhorancës për postin e Kryeprokurores së Përkohshme është votuar sot në Kuvend në një situatë të pazakontë, mes tymit e kundërshtimit opozitar, ndërsa në kushte po kaq ekstreme ajo u betua pasi Kryeparlamentari Gramoz Ruçi i lexoi Kushtetutën. “Betohem”, u dëgjua  ajo.Shumica e ka zgjedhur Markun me 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim në seancën e fundit parlamentare për vitin 2018. Kuvendi u ndërpre për 20 minuta, ndërsa pritet të bëhet edhe betimi i saj.

loading...