Situata e rënduar në Vlorë nëpërmjet fotove/ Nga Anila Ahmataj

Situata e rënduar në Vlorë nëpërmjet fotove/ Nga Anila Ahmataj

162
0

Që rreth orës 1 pas mesnate kanë nisur të shënohen problematikat e para. Rruga kombëtare Vlorë- Llogora është e bllokuar. Situata është krijuar për shkak të reshjeve të furishme, të cilat kanë rrëzuar gurë dhe dhera. Situata është monitoruar në terren nga kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili ka angazhuar në terren shërbimet publike dhe ushtrinë. Leli shtoi se po monitorohet edhe situata në qytet, ku aktualisht gjenden nën ujë akset kryesore lidhëse mes bulevardit dhe rrugës Trasballkanike. Shtabi i emergjencave raporton se edhe Vjosa është në pikë kritike, të dhënat paraprake flasin për rritjen e nivelit ne kuotat e 5.5m. Sipas specialisteve në 5.8m pritet të nisë evakuimi. Vjosa del nga shtati nëse arrin 6.3 m. Sipas ritmit të prurjeve lumi rrezikon të dalë nga shtrati orët e mesditës. Në Novoselë, gjasat janë të përsëriten përmbytjet masive të vitit 2015-të.

loading...