Sipas pyetësorëve dhe studimeve; Këto janë simptomat e reja të Covid-19

Sipas pyetësorëve dhe studimeve; Këto janë simptomat e reja të Covid-19

382
0

Nëse më parë dinim që simptomat kur infektohesh me Covid-19 ishin dhimbje muskujsh, humbja e shijes e nuhatjes dhe temperature, tani simptomat bazë kanë ndryshuar.

 

Një studim nga “Imperial College London” tregon se tashmë simptomat ndahen sipas moshave dhe kryesisht njerëzit shfaqin dhe ethe dhe dhimbje koke të forta, humbje të oreksit dhe të dridhura.

 

Ndërsa ethet ishin të lidhura me njerëz të të gjitha moshave, dhimbjet e kokës u raportuan kryesisht nga të rinjtë midis moshës 5 dhe 17 vjeç, humbje të oreksit midis 18-54 dhe mbi 55 vjeç, dhimbje të muskujve në njerëz midis 18 dhe 54 vjeç.

 

Subjektet e infektuara të moshës 5-17 vjeç, kishin më pak gjasa të kishin ethe, kollë të vazhdueshme dhe humbje të oreksit sesa të rriturit.