Sinoptikania: Fundjava me stuhi dhe shi! Në disa zona reshje në formë...

Sinoptikania: Fundjava me stuhi dhe shi! Në disa zona reshje në formë dëbore

125
0

Paqëndrueshmëria atmosferike që tashmë ka përfshire vendin tonë do të vijojë të jetë prezente edhe gjatë fundjavës.Reshjet e shiut me intensitet të ulët janë prezente mbi vendin, ku gradualisht do të fitojnë intensitet mesatar deri të lartë kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare.

“Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e mesditës së ditës së shtunë e gradualisht do të humbasin intensitet për të rifituar intensitet deri të lartë  në orët e pasdites së ditës së diele deri orët e mëngjesit të ditës së hënë. Me pas  pritet ndërprerje e reshjeve. Në lartësinë mbi 1200 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët. Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek,  por hera-herës fiton shpejtësi deri në 17m/sek.  Vallëzimi në dete i forcës 4 -5 ballë. Temperaturat pritet të pësojnë rënie në vlerat maksimale, ku termometri nuk pritet t’i kaloj 19 gardë në zonat e ulëta dhe bregdet”, shprehet sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak Besa Sherollari.