Si u njoha me Kastriot Myftaraj para tre vitesh!Nga Vladimir Kosta

Si u njoha me Kastriot Myftaraj para tre vitesh!Nga Vladimir Kosta

1704
0

Kastriot Myftarajn para 3 vitesh, një kolegu dhe mik i tij më lutet ta takoja për një kafe. Kisha punë dhe i them: “po çfarë problemi ka?!” “Po hiç o burrë një kafe a drekë, ai një supë do nuk do gjë tjetër.” Pa mbaruar fjalën bashkëbiseduesi, hapet dera dhe shoh Kaçin duke ardhur me nxitim drejt nesh, njëkohësisht duke dhënë duart zumë vend në një tavolinë pranë banakut.

“A e di ti zoti Kosta se filan gazetar “x” ka bërë këtë e këtë e këtë!”

“A e di ti se” y” është i atij e asaj i atij gjyshi e asaj gjyshe….”

Pasi foli për shumë x-a e y-a, u përqëndrua si zbuluesi i shekullit:

“Keeee dëëëëgjuar për një Xhemail Pasmaçiu?!” Tunda kokën në shenjë mohimi me belbëzimin e një jo-je, duke e parë në sy me një indiferentizëm të lodhur por si për herë të parë isha i detyruar të mos e injoroja aq shpejtë. Më thotë: “një nga drogaxhinjtë më të mëdhenjë të Tiranës që futet në media është Ylli Ndroqi … a kupton ku jetojmë neeee… ky do i mësojë shqipëtarët se jetojnë, a e kupton ç’është ky vend….”. Vazhdonte të thoshte: “kam gjithë dosjen e plotë për atë që akuzohet në Turqi.” Pasi mbaroi me të, nisi të fliste për një gazetar tjetër të mirënjohur në mediat shqiptare, sërish me sajesa. Në këtë moment, u ngrita nga tavolina duke ju drejtuar: “Kush të pyeti për këto?!”. Ma ktheu: “Po hiç o burrë, për muhabet.” Unë: “nuk dua të bëj muhabet me ty!!” – dhe u largova.

 

Shumë njerëzve dhe disa profesionistëve në gazetari, kur u them se çfarë shkroi për mua Kastriot Myftaraj, pa marrë mundimin të gjykojnë për ç’ka i flas ,më shohin në sy, rrëmbimthi nxjerrin dorën para meje si në shenjën e stopit: “aaaa mos u merr me atë “budalla “, se merr njeri për bazë!” Nuk e vazhdonin më bisedën, vërtet ndjenin neveri për të.

Për ju lexues, ai nuk është budalla. Ndërsa unë e vlerësoj shpirtzi njeri që ka urrejtje për të gjithë njerëzit mbi tokë! Ky zuri një vend pune vetëm mbi bazën e shpifjeve dhe ku? – në televizionin Ora News, për pronarin e të cilit dispononte dosjet për Xhemal Pasmaçiu (Ylli Ndroqi).

 

Ky është Kastriot Myftaraj, një i ngjashëm me “THITHLOPËN”, në rracën e zvarranikëve.