Si të pastrojmë aksesorët e artë dhe të argjendit

Si të pastrojmë aksesorët e artë dhe të argjendit

449
0

Me kalimin e kohës aksesorët, në veçanti unazat, e arta apo të argjendit, humbin shkëlqimin e tyre. Bizhuteritë e tjera madje edhe formojnë një shtresë nga pluhuri e papastërtitë e mbledhura ndër vite. Megjithatë ekziston një zgjidhje tejet e lehtë për pastrimin e tyre. Pasta e dhëmbëve është një ndër produktet më të këshilluar për pastrimin e bizhuterive te arta dhe te argjendit, pasi që nuk rrezikon që të krijojë shenja gërvishtjeje në sipërfaqen e tyre. Zgjidhni një brushë me qime të buta dhe fërkoni me lëvizje të thjeshta për 5 minuta. Pastaj shpërlajeni me ujë dhe lustrojeni me një pecetë të pambukut me pak uthull molle.