Pa dashur t’i hyjmë këtij debati të gjatë, po mbetemi vetëm tek disa pika.
Së pari, jo të gjitha femrat kanë dhimbje apo humbje gjaku gjatë
kontaktit të parë seksual. Kjo duhet të dihet nga meshkujt, pasi ka
pasur shumë raste që ata i kanë akuzuar femrat si jo të virgjëra, pasi
nuk kanë parë gjakderdhje.
Virgjërinë e një femre mund ta përcaktojë gjinekologu, apo ekspertiza
ligjore në rast se ajo është përdhunuar. Por edhe kjo është tjetër
histori.
Pra, thënë me fjalë të tjera, gjithçka është çështje besimi. Nëse nuk i
keni besim një femre në fjalët që thotë, më mirë mos u lidhni fare me
të. Pastaj, rëndësi ka ta doni dhe t’ju dojë dhe jo virgjëria.