Si mund ta lësh pas të vetmen jetë që ke njohur?”, tërhiqet...

Si mund ta lësh pas të vetmen jetë që ke njohur?”, tërhiqet Sharapova

382
0

Tenistja, Maria Sharapova, ka njoftuar sot tërheqjen përfundimtare nga tenisi pas një karriere 18-vjeçare si profesioniste. Lajmin e dha vetë Sharapova me anë të një letre të publikuar në “Vanity Fair” dhe “Vogue”.

Si mund ta lësh pas të vetmen jetë që ke njohur? Si mund të largohesh nga fushat ku je stërvitur që e vogël, nga sporti që dashuron, që të dhuroi lot dhe lumturi, ku ke gjetur një familje dhe ku të kanë mbështetur tifozë përgjatë 28 viteve? E kam për herë të parë këtë, kështu që, ju lutem, të më falni. Tenis, po të them lamtumirë”, shkruan Sharapova.

32-vjeçarja ka fituar në karrierën e saj, çmimet më prestigjoze të tenisit, si Wimbledon (kur ishte 17 vjeç), US Open, Australian Open dhe Roland Garros (2 herë).

Në vitin 2016, rusja rezultoi pozitive për doping në Australian Open dhe u dënua me 15 muaj pezullim. Ajo u përpoq të rikthehej në nivele të larta, por dëmtimet në shpatull e penguan të tregonte formën e saj më të mirë