Si e realizova Kullën e Pizës me 500 Cent

Si e realizova Kullën e Pizës me 500 Cent

235
0

Suzana ka emigruar që në vitin 1990,viti i ndërrimit të pushteteve, të kthimit të një epoke të re për Shqipërinë e aso kohe, një ndryshim që la histori në të gjithë botën mbarë. Tani ajo është nënshtetase Gjermane, por që gjithmonë në zemrën e saj qëndron Shqipëria. Tirana mbetet vendi i kujtimeve fëminore, aty ku u rrit, u shkollua dhe më pas disa hapa më tej, eci drejt bllokut të ambasadave për një jetë më të mirë. Veç kohës dhe punës së përditshme në Norden të Gjermanisë si drejtuese e klasit të parë në fushën e Gastronomisë, ajo tregon se si ka lindur tek Suzana Arti Figurativ piktura, krijimi i mozaikëve me guralec, dhe një natyrë tjetër krejt e pa zbuluar e saj,”informimi dhe dëshira e saj për të njohur astrologjinë, që në vogëli”.Suzana vjen për lexuesin me një krijim astrologjik të saj dhe me shumë të papritura krijuese si kulla e Pizës e bërë vetëm me 500 monedha cent. Ajo pasqyon perceptimin dhe indentifikimin e planeteve ,të parë me sy të lirë dhe të prekshëm. Ajo na tregon se për një krijim të tillë i është dashur mëse 6 muaj për ta finalizuar dhe për ta krijuar atë me disa objekte prej metali, ku ajo sjell formën dhe natyrshmërinë e planeteve të parë më nga afër.

Vizional -Suzana si lindi dëshira për të njohur Astrologjinë?
Suzana-Dëshira për të njohur astrologjinë ka lindur që në moshën feminore, në moshën 9-vjeçare. Kam pasur shumë dëshirë të njihja Universin .Më shtynte kurioziteti i kësaj fjale. Më ka magnetizuar ose me një fjalë të vetme më rrëmbeu dëshira për ta njohur atë. Kur shihja yjet natën ,kisha dëshirë ti shihja ato më nga afër.Ti njihja më mirë ato, formimin e tyre, largësinë e tyre, dhe kisha një pikëpyetje në vetvete, si është formuar ky Univers. Sa i bukur thosha shpesh, kur ngrija kokën lart në qiell. Në ato vite ku unë fillova të mendoja rreth këtyre gjërave kaq të çuditëshme ishte ndaluar dhe besimi fetar. Pra pikëpyetja ishte shumë e madhe brenda meje. Nga kanë ardhur? Si kanë ardhur?Kush i ka krijuar? Si qëndrojnë në qiell? Pra bota feminore më bënte ti bëja vetes gjithë farë pyetjesh të çuditëshme rreth këtyre kurioziteteve që jetojnë sipër nesh. Më vonë kuptova gjatë leximeve të fshehta Biblike-fetare dhe leximeve shkencore se Universi  u krijua nga “dora e madhe e Perëndisë.”
Vizional -Revistat astrologjike i merrnit shpesh, i shfletonit për të parë dhe për të njohur më shumë botën shkencore?

Suzana-I merrja shpesh ato dhe ajo sot e kësaj dite qëndron në biblioteken time, me titullin ‘Bota e yjeve. Revistë Shkencore për të rinj.’Të them të drejtën më tepër kuriozitet rreth shkencës me shtyu këtu ku tashmë jetoj, pasi informacioni ishte shumë i gjerë dhe unë s’rrija dit pa shfletuar revistat enciklopedike .Pra me pak fjalë kam pasur një bashkëpunim të vazhdueshëm rreth kësaj fushe dhe kam qenë shumë e lidhur me informimin si viziv ashtu dhe të shkruar.Tashmë jam rregjistruar në një bibliotekë sepse biblioteka ime në shtëpi më duket tmerrësisht e vogël ku ajo mban në raftet e saj një mori librash, dhe shfletoj herë pas here kuriozitete shkencore rreth astrologjisë.

Vizional – Si ndikon tek ju shkenca astrologjike dhe besimi ndaj Zotit. Ku besoni më shumë? A kanë të përbashkëta këto dy gjëra me njëra- tjetrën, pra besimi dhe astrologjia?

Suzana-Për mendimin tim kanë gjëra të përbashkëta midis tyre. Ajo që thuhet për botën në besimin fetar , thuhet dhe në shkencë, por shkenca e trajton në një mënyrë më sipërfaqësore. Thuhet në besimin fetar se një ditë do të vijë fundi botës dhe është e vërtetë, por kjo gjë dihet vetëm nga Perëndia. Ndërsa shkenca e trajton në një mënyrë tjetër, në lidhje me ndërrimin e sistemit diellor duke prekur pakëz tokën, trysnitë atmosferike dhe kjo krijon një frymë të vërtetë ankthi tek cilido prej nesh,por që këto janë dukuri shkencore qe në të vërtetë duhet të ndodhin.

Vizional -Çfarë beson ti tek astrologjia?

Suzana – Kam pasur dëshirë që fëmijë dhe tani zgjerimin e diapazonit hapsinor dhe universi është një mbrekulli që Perëndia e ka krijuar.

Vizional – Si e sollët ju objektin astrologjik në tavolinë ?

Suzana- Kjo është një paketë që vjen tek njerëzit që merren me astrologji dhe në 53 javë që ka gjithë viti kjo është mbledhur në një punë të vetme të realizuar nga unë në këtë kohë të shkurtër. Kjo paketë vjen tek njerëzit që janë të dhënë mbas astrologjisë.Këtu në qytetin tim këtë paketë e kanë tre persona. Unë e kam porositur dhe kjo vjen në formë reviste dhe quhet Solar System dhe janë të gjithë planenet rreth diellit dhe ti mund ta ndërtosh krejt vetë. Model Baun quhet dhe për të gjithë vitin ti mbledhesh të tëra planenet të punohen me këto objekte metali dhe mua më është dashur afro 12 orë për ti realizuar si montim dhe ndjeva vërtet një gëzim brenda vetvetes. Kur e pashë më bëri shumë krenare, dhe po ta shohësh me vëmendje është tepër i bukur. Këtu është Solar Sistemi, rrethi i planeteve rreth diellit dhe dielli është solari që i jep të gjithë planenteve energjinë e tij. Kam punuar me shumë përkushtim për realizimin e këtij objekti që them se është i veçantë për tu krijuar dhe më është dashur një punë mjaft impenjuese.

Vizional -Fusha tjetër që ju krijoni është piktura. Si erdhi ajo tek ju? Sa rol luan ajo tek ty?

Suzana-Që në vegjëlinë time kam pasur një dëshirë të madhe të pikturoja. Kisha dëshirë të pikturoja natyrën e qetë ,portrete ,tablo, objekte të veçanta me një larmi ngjyrash, dhe mbaj mend(qesh)që mësuesja më thoshte shpesh se unë duhet të vazhdoja më lart në fushën e pikturës. Je një talent i rrallë më thoshte shpesh. Sot e kësaj dite e kujtoj me shumë nostalgji.

Vizional -Ku e gjeni veten më shumë tek portreti, peisazhi apo te diçka e lirë ekzibizoniste, pra tek pikura me fantazi të ç’rregullt?

Suzana-Më pëlqen më shumë natyra, skicimi i portretit. Mbaj mend që mësuesja më jepte një objekt dhe unë e pikturoja në tabelë si ishte ai objekt në të vërtetë i njëjtë me objetin që më ishte dhënë. Në vitin e dytë të shkollës së mesme kishim vizatim teknik dhe vizatoja makinerinë nga një figurë të vogël dhe ta zmadhoja në një objekt të madh sa gjithë dërrasa e zezë. Ti ke një talent më thoshte shpesh mësuesja e vizatimit teknik.

Vizional -E mban mend pikturën tënde të parë?

Suzana-Qesh..E mbaj mend, kam qenë në kopësht dhe kisha dëshirë që në kopësht të pikuroja dhe më pëlqente të vizatoja lule. Më tepër ngjyra lejla. Dhe ka qenë një lule mos gabohem në një vazo mbi tavoline, lulja vjollce.

Vizional -Suzana, ju me fantazinë tuaj pa e parë diku keni bërë ishullin e Kretës, dhe pak ditë më vonë pikturën tuaj në telajo e patë po atë fotografi në një zyrë agjensie udhëtimi të detajuar në një poster…

Suzana-Pikturën e pata bërë në dt 17 02.2010. Isha duke parë televizor në shtëpi dhe më kapi një gjendje emocionale dhe mora bojërat, telajon dhe fillova të pikturoj. Kur mbarova pikurën e fotografova dhe kur e pashë disa ditë më vonë reklamën që bënte agjensia turistike për udhëtimet e saj.U befasova kur pashë pikturën time. Pastaj kaluan dy muaj dhe në qytet në një zyrë reklamash turistike e pashë dhe po atje shkova dhe e pyeta punonjësen. Bisedova me atë dhe ja solla pikturën pashë se ishte ishulli i Kretës. Ishte një gjë shumë e çuditëshme, se kisha parë asnjëherë dhe u befasova, piktura me foton ngjanin shumë pa e parë asnjëherë diku, thjesht nga fantazia ime. As vetë se kuptova si mund ta bëja atë pikturë pa qenë në atë vend dhe më duket jo e rastësishme (qesh)

Vizional -Suzana perveç krijimeve astrologjike, pikturave të tua, një natyrë tjetër e jotja e pa zbuluar ende është një lloj krijimi interesant me disa monedha të vogla cent prej mëse 500 cent keni krijuar kullën e Pizës në Itali…

Suzana-Ideja ime për këtë ishte e papritur. Unë doja të bëja një fotografi dhe mendova të bëja një objekt të veçantë. Mendova ta krijoja me monedhën europiane cent. Shkova në bankë dhe thyeva 50 -100 euro në 500 cent. Menjëherë fillova të krijoj objektin e kullës së Pizës, një nga një fillova ta krijoj atë me një muzikë në sfond. Objekti është krijuar pa ngjitje të monedhave, thjesht të qëndrueshme njëra mbi tjetrën. Pra mund të them se durimi krijon dhe përfundon gjithçka të bukur. Pra në kullën e Pizës unë kam përdorur afërsisht deri në 500 cent.

Vizional -Cila është pika jote më e fortë?

Pika më e fortë e imja është se dua të jap shumë pozivitet tek njerëzit, ti jap njerëzeve dashuri, paqe, harmoni. Dhe nuk bie në pesimizëm, ngrihem në këmbë menjëhre, jam e fortë gjithmonë. Kur i shoh njerëzit e tillë të dobët pa shpresë ju them të çohen në këmbë dhe ta duan jetën, ta dashurojnë atë.

Vizional -Pika jote e dobët e krakterit tënd?

Fal shpesh. I fal shpesh njerëzit.

Vizional -Çfarë do donte Suzana të arrinte më tepër nga vetja?

Deri më tani ato që jam lutur të vijnë drejt meje kanë ardhur. Jam e lumtur për këtë.(qesh)
Vizional -Dy fjalë falenderimi ?
Jam mirënjohëse Shqipërisë , vendit tim që më edukojë.Ju si Vizional që më krijuat këtë mundësi interviste. Atje më lindën këto talente që unë kam. Shqipëria është një vend që ka shumë vlera artistike dhe talente të rralla. Të dua Shqipëri.

Gazetar Alfred Meminaj

 

Shperndaje