Shtetet amerikane hedhin në gjyq administratën e Trumpit

Shtetet amerikane hedhin në gjyq administratën e Trumpit

450
0

Shtatëmbëdhjetë shtete amerikane kanë paditur administratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për siç është thënë ndarjen e familjeve të migrantëve në mënyrë “mizore dhe të paligjshme”. Prokurorët e Përgjithshëm demokratikë nga disa vende duke përfshirë, Uashingtonin, Nju-Jorkun dhe Kaliforninë kanë prezantuar veprimin ligjor. Në padi kundërshtohet politika e refuzimit të hyrjes për azilkërkuesit në kufirin SHBA-Meksikë. Në po të njëjtën kohë, një gjykatë në Kaliforni ka marrë vendim që të gjitha familjet e migrantëve të ndara në kufirin amerikan duhet të bashkohen brenda 30 ditëve.