Shqiptarja zgjidhet kryetare parlamenti në Zvicër, ata i këndojnë shqip

Shqiptarja zgjidhet kryetare parlamenti në Zvicër, ata i këndojnë shqip

538
0

Shqiptarja Ylfete Fanaj është zgjedhur kryetare e Parlamentit të Lucernit në Zvicër. Ndërkaq, një video emocionuese që na bë krenar të gjithëve është shpërndarë gjerësisht në rrjet, ku ceremonia e inaugurimit të Ylfete Fanajt kryetare e parlamentit të kantonit të Lucernit është shoqëruar me këngën “Moj e bukura More”, kënduar para të pranishmëve nga një këngëtare zvicerane.

Në momentin kur krerët e Parlamentit dhe të partisë së saj e uronin Ylfete Fanajn për zgjedhjen e saj kryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit, këngëtarja zvicerane doli në skenë, duke kënduar këngën e njohur arbëreshe ‘Moj e bukura More’.

 

Në fytyrën e Ylfetes dhe familjarëve të saj vëreheshin emocione të papërshkrueshme, ndërsa deputetët dhe publiku filluan duartrokitjet nën ritmin e këngës së mirënjohur, transmeton TV Malisheva.