’Shporru, sharlatan, ik…’, – këto ishin disa nga thirrjet në orët e para të mëngjesit të sotëm ndaj deputetit Kujtim Gjuzi.
Ky i fundit ka shkuar në sheshin para Teatrit Kombëtar, atje ku dhjetëra qytetarë ishin duke vijuar qëndresën e tyre në mbrojtje të godinës.
Ora ka shënuar 03:20, kur një automjet tip Mercedez është ndalur në sheshin e Teatrit dhe prej andej ka zbritur Gjuzi.
I veshur me kostum, deputeti është përballur me reagimin e ashpër të qytetarëve që e kanë cilësuar si provokim praninë e tij.