“Shpirti ulërin dhimbje”, Pamje dramatike, kamionët në Itali nuk gjejnë dot vend...

“Shpirti ulërin dhimbje”, Pamje dramatike, kamionët në Itali nuk gjejnë dot vend për të djegur kufomat

642
0

BERGAMO– Shifrat e larta të viktimave në Itali si shkak i koronavirusit kanë krijuar probleme edhe për diegien e kufomave.

 

Mbrëmjen e djeshme në mediat e huaja është raportuar se në qytetin e Bergamos një rresht i  gjatë i automjeteve ushtarake ecën përgjatë rrugëve të Bergamos duke transportuar arkivolat e viktimave të koronavirusit jashtë qytetit, të cilët nuk kanë mundur të gjejnë më vend për t’i djegur pasi numri ka qenë me  të vërtetë shumë i lartë.

 

Ndërkohë Bergamo mbetet provinca më e prekur në vend deri më tani dhe shërbimet e funeraleve kanë hasur probleme.Kryetari i bashkisë Giorgio Gori, përmes një letre ka falënderuar qytetarët e parë që ranë dakord që trupat  e pajetë të digjen.

“Unë ju kontaktoj në këtë situatë të një krize serioze shëndetësore të shkaktuar nga Covid-19 që ne po e përjetojmë të gjithë dhe në veçanti qytetin tim Bergamo dhe provincën e tij. Siç e dini, zona jonë është prekur veçanërisht. Fatkeqësisht, vdekjet janë të shumta dhe varrezat tona janë tejmbushur.  Shumica e familjeve kanë zgjedhur praktikën djegies së trupit të të ndjerit të tyre, si rezultat i kësaj zgjedhje, ky Administrim Komunal dhe ndërmarrja koncesionare po ndihmojnë në këtë situatë të vështirë. Bashkëpunimi dhe afërsia juaj është për t’u vlerësuar.”- ka përfunduar ai.

 

Por nga ana tjetër pamjet dramatike ku shihen automjetet ushtarake që num gjejnë vend ku të diegin kufomat ka shkaktuar dhimbje të mëdha në rrjet.

 

Kamionet ushtarakeme kufoma te rreshtuar ne rruget e Bergamos

“Kamionët e ushtrisë që nxjerrin kufomat nga Bergamo është një nga fotot më të trishtuara në historinë e vendit tonë. Ne jemi italianë dhe është në momente si këto që nxjerrim më të mirën nga ne. Do të dalim dhe do ta bëjmë edhe për ta . Të gjithë së bashku.”-ka shkruar Horace, një përdorues i Twitter.

“Sonte shpirti ulërin dhimbje. Është një fotografi lufte.”-ka shkruar një tjetër.