Shpëtohen dy persona në gomone

Shpëtohen dy persona në gomone

349
0

Roja Bregdetare dhe Policia Kufitare e Vlorës kanë shpëtuar dy persona të cilët ishin duke lundruar me një gomone në det gjatë natës.

Mësohet se gomonia “Stuhia 1375” kishte pësuar një defekt në sistemin e drejtimit dhe personat që ndodheshin në të kanë lëshuar alarmin SOS, rreth orës 22:00 të mbrëmjes.

Raportohet se dy personat që ndodheshin në bord janë marrë në pyetje nga policia për përdorimin e gomones, ndërkohë po hetohet dhe dokumentacioni i saj.

Shperndaje