Shpëtohen 18 refugjatë sirianë në grykëderdhjen e Shkumbinit

Shpëtohen 18 refugjatë sirianë në grykëderdhjen e Shkumbinit

356
0

Një skaf me 18 refugjatë sirianë, irakianë dhe marokenë, mes tyre gra e fëmijë, që rrezikonte të mbytej,  është shpëtuar  nga Policia shqiptare në grykëderdhjen e Shkumbinit, në orët e para të së shtunës.

Refugjatët kishin si synim të arrinin në Itali, por nuk kanë mundur, pasi mjeti lundrues pësoi difekt dhe u detyruan të lëshonin sinjalin SOS për ndihmë 18 milje larg bregut.

Roja Bregdetare Shqiptare u shkoi menjëherë në ndihmë dhe i evakuoi ata.

Tashmë Policia po punon për të zbuluar këtë skemë trafiku klandestinësh ku dyshohet se janë përfshirë dhe shqiptarë.