
Një shpërthim i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ka tronditur zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 03:20 minuta.
Persona të paidentifikuar me një makinë ‘Audi’ e kanë hedhur eksplozivin tek dera e një lokali, duke shkaktuar panik dhe dëme materiale.
Më datë 26.07.2019 në orët e para të mëngjesit, në rrugën ‘Komuna e Parisit’, në pjesën e derës së një lokali, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.