Shfaqet për herë të parë vajza e Vladimir Putin

Shfaqet për herë të parë vajza e Vladimir Putin

465
0

Maria Vorontsova, vajza më e madhe e presidentit Vladimir Putin, ka ndërmarrë hapat e parë në botën e biznesit si aksionere e një firme të re, që zhvillon një qendër mjekësore prej 634 milionë dollarësh pranë Shën Petersburg, njoftoi BBC Russia.

33-vjeçarja u shfaq në një intervistë për kanalin shtetëror Russia 1, prej ku zbuloi se është bashkëpronare e firmës gjigande shëndetësore Nomeko, aktualisht e përfshirë në projektin më të madh privat të investimit në sistemin shëndetësor rus.

Fokusi kryesor i kësaj firme është gjetja e metodave për të kapur kancerin në një fazë të hershme.

Shumë pak dihet për Marian, e cila nuk është konfirmuar kurrë zyrtarisht se është vajza e Putin. Numri një i Rusisë e ka shndërruar në mision që t’i mbajë fëmijët jashtë syrit të publikut.

Putin e ka bërë të qartë se dy vajzat e tij janë të limituara për mediat. Maria lindi në Leningrad, ndërsa Katerina (vajza e dytë) në Gjermani, gjatë kohës që babai i saj ishte pjesë e KGB-së. Të dyja vajzat erdhën nga martesa e tij e parë me Lyudmila Shkrebneva, me të cilën u divorcua në vitin 2013.